Ardit Roshi dhe Blerina Bajko, vajza e Agim Bajkos i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dhe dyshimet janë shtuar pasi të dy e kanë hequr njëri-tjetrin nga “Instagrami”, duke fshirë edhe fotot.
Në janar të këtij viti, Arditi i propozoi për martesë partneres së tij live në studion e emisionit të tij.
“Përpara se të vijë momenti për mbylljen e mbrëmjes, dua një minutë për vete”, tha ai duke ftuar në skenë Blerinën, për ta propozuar më pas për martesë.
Teksa kanë qënë të ftuar në emisionin “Soiree” në “Top Channel” ata treguan se janë njohur nga një grup i përbashkët shoqëror dhe se ka qenë vetë Blerina që i ka shkruar Arditit, pasi u kthye nga Italia për ta takuar.
Burime pranë tyre kanë treguar se ata nuk janë ndarë aspak në paqe.
Nuk dihet arsyeja se çfarë e prishi lumturinë e çiftit për ti dhënë fund lidhjes së tyre.