Prej disa ditësh ka shpërthyer skandali i Teas e cila ka qenë konkurrente në Për’puthen. Ajo doli e si e përputhur nga emisioni me Andin, ndërkohë që kishte shumë kohë që ishte në një lidhje dashurie me Beartin, ish-konkurrent në Përputhen.
Pas publikimit të skandalit instagrami i Tea ka pësuar një rënie goxha të madhe ku nga 531 mijë ndjekës që ka pasur, momentalisht numëron 523 mijë dhe kjo ka ardhur në pak ditë.
Shumë komentues ishin shprehur nëpër komente që pas asaj që bëri të gjithë t’i bënin un follow dhe të rikthehej në gjendjen e mëparshme.
Tea ka reaguar mbrëmë vonë me anë të një videoje dhe ka sqaruar të gjithë situatën sipas saj duke thënë se produksioni ka qenë në dijeni të të gjithë situatës që nga fillimi.
Më herët edhe Andi kishte hedhur akuza drejt produksionit ku u shpreh se ishin ata që e kishin detyruar që të dilte çift me Tean dhe se ai nuk kishte folur pasi jua kishte frikën kontratave që kishte nënshkruar.
Tea ka qenë personi që është kryqëzuar më shumë në rrjetet sociale ditët e fundit. Ditën e sotme pritet që të sqarohet çdo gjë në puntatën që do të transmetohet në 18:15.