Fatma i kishte thënë “Po” Alfios shumë kohë më parë, por përgjigjen zyrtare ja dha në ditën e lindjes! Pak orë më parë, Alfio postoi në llogarinë e tij të Instagram-it një foto ku shfaqen të dy të përqafuar dhe moderatorja tregon nga kamera unazën e martesës.
https://www.instagram.com/p/CG65MBnH0KS/?utm_source=ig_web_copy_link
Në sfond ka zemra të kuqe me “love” brenda dhe një “Marry Me” gjigant! “Ajo tha po!!”- shkruan Alfio në përshkrimin e fotove. Alfio dhe Fatma janë prindër të një vogëlushi dhe prej shumë kohësh në një marrëdhënie, por dasma për ta është një kujtim i bukur që duhet bërë në kohën e duhur.
https://www.instagram.com/p/CG7TRjoBQYF/?utm_source=ig_web_copy_link
“Kur të jem në rregull nga ana financiare, kur të jem super i sigurt, kur e di që do të bëj diçka që s’e ka bërë njeri deri më sot… Fundja është kujtim që të ngelet gjithë jetën dhe pres që të më rritet dhe pak çuni se kam qejf të m’i sjellë ai unazat,” -u shpreh ai në shkurt të këtij viti.
https://www.instagram.com/p/CG4hBrOH5A6/?utm_source=ig_web_copy_link
Propozimi erdhi dhe mesa duket çifti është gati, ndonëse nuk e dimë dhe për sa kohë pandemia do të sfidojë ëndrrat dhe planet e të gjithëve. Veçanërisht të atyre që presin të martohen!