Prej disa kohësh, shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka pranuar publikisht se është në një lidhje dashurie. Mirëpo, nuk ka zbuluar asgjë rreth partneres, madje as portretin e saj.
Mëngjesin e sotëm, Renato ka ndarë një lajm të bukur me ndjekësit. Ai i ka propozuar për martesë të dashurës në Los Angeles, Kaliforni.
Shefi i kuzhinës ka publikuar një foto ku shihet i ulur në gjunjë para njeriut të zemrës, me unazën në dorë. Në këtë mënyrë, për herë të parë ai ka zbuluar dhe portretin e saj, ndonëse vetëm në profil.