Ky sezon televiziv do të sjellë në ekran pas shumë vitesh Big Brother por kësaj here në versionin VIP. Top Channel që në fillim të muajt Maj e konfirmoi ardhjen e formatit i cili premton një audiencë të gjerë.
Me moderatore të konfirmuar, Arbana Osmanin, Big Brother VIP duket se ka ndezur motorrët e punës. Ndërkohë që është duke u ndërtuar shtëpia tashmë dhe studio e formatit është duke marrë formë.
Big Brother VIP mendohet të fillojë në muajin Tetor dhe do të ketë një transmetim në prime time dy herë në javë, ndryshe nga edicionet e kaluara ku e Shtuna në mbrëmje ishte tërësisht hapsirë e “vëllait të madh”. Ndërkaq, për personazhet që do të futen në shtëpinë e njohur dhe do të rrinë për 100 ditë detajet janë të pakta./IMA/