Reperja me famë botërore, Cardi B, ka udhëtuar gjatë fundjavës në Las Vegasit për të festuar ditëlindjen e saj të 28-të me miqtë dhe mes tyre nuk ka munguar as Offset.
Ajo u shfaq e veshur në festën e ditëlindjes me një fustan është nga koleksioni i stilistets shqiptare Lena Berisha.
Ky fustan është pjesë e koleksionit të fundit e cila u prezantua nga Oriola Marashi. Kjo e fundit ndau edhe foto në rrjetet sociale, duke treguar se Cardi B ka veshur fustanin, që ajo veshi pak kohë më parë.
Ndërkohë kujtojmë se në festën e ditëlindjes ishte edhe Offset. Reperi publikoi në “Instagram” disa prapaskena nga festa, ku Cardi B shihej duke kërcyer dhe qeshur. Mirëpo ajo çfarë na fshehën ishin puthjet romantike mes tyre dhe dhurata super e shtrenjtë e Offset për reperen.