Ditën e sotme, moderatori i njohur Ardit Gjebrea mbush 57 vjeç. Ai ka vendosur që ditëlindjen ta presë me familjarë dhe kolegë, në një festë mjaft elegante në jug të vendit. Tē pranishëm kanë qenë edhe disa prej artistëve më në zë të momentit.
Flori Mumajesi, Klajdi Haruni, Bruno, Kejsi Tola dhe Marsela Çibukaj u kujdesën që të krijonin një asmosferë shpërthyese. Arditi ka treguar gjithashtu se dhurata më e bukur ka qenë kënga e kënduar nga vajza e tij Anna, bashkë me Kejsi Tolën.
“Nuk ka më tortë me qirinj sipër, por nga tani e tutje për çdo datëlindje, do të kem një shishe që hapet për të thënë: “Gëzuar”!
Është ky falenderimi im për Zotin, që më lë të jetoj me familjen, shoqërinë, ata me të cilët punoj çdo ditë dhe ju që më rrethoni me dashuri”- ka shkruar në Instagram moderator i njohur në urimin për veten e tij.