Kisha Ortodokse në Rumani po përballet me një presion në rritje për të ndryshuar ritualet e pagëzimit, pasi një foshnjë ndërroi jetë pas një ceremonie që kërkon zhytjen e foshnjave tre herë në ujë të shenjtë.
Sipas The Guardian, foshnja gjashtëjavëshe pësoi një arrest kardiak dhe u dërgua me urgjencë të hënën por vdiq disa orë më vonë, derisa edhe autopsia zbuloi lëngun në mushkëritë e tij.
Lidhur me këtë rast, prokurorët kanë hapur një hetim vrasjeje pa paramendim kundër priftit në qytetin veri-lindor të Suceavas.
Një peticion në internet që bën thirrje për ndryshime në ritual kishte mbledhur më shumë se 56 mijë nënshkrime deri të enjten në mbrëmje.
“Vdekja e një foshnje të porsalindur për shkak të kësaj praktike është një tragjedi e madhe”, thuhet në një mesazh të peticionit.
“Ky rrezik duhet të përjashtohet që gëzimi i pagëzimit të triumfojë”, përçonte mesazhi.
Mediet lokale raportuan disa incidente të ngjashme në vitet e fundit.
Zëdhënësi i kishës Vasile Banescu tha se priftërinjtë mund të hedhin pak ujë në ballin e foshnjës në vend të zhytjes së plotë.