Gara e makinave rifillon sërish në platformën “Tring”. Duke filluar nga 13 shtatori starton “Formula E”, një garë emocionuese e makinave elektrike, të ngjashme me ato të “Formula 1”. “Formula E” është një tjetër garë e kontrolluar nga federata e garave me makina të shpejta “FIA”, e njëjta federatë që kontrollon të famshmen “F1”.
Kujtojmë që “Tring” përpara disa vitesh ka patur të drejtë sportve edhe për “Formula 1” për tre sezone radhazi, por që për arsye të paditura, pas përfundimit të sezonit të parë, hoqi dorë nga transmetimi, i cili ishte njëkohësisht edhe në “Vizion Plus”.
“Formula E” është një tjetër e drejtë sportive e “Tring”, së bashu me kampionatet e futbollit: portugez, francez, rus dhe UEFA Europa League.
IMA / S. Dema