Një ndër emrat më të dashur për publikun në fushën e prezantimit por dhe një ikon e televizionit, Arbana Osmani rikthet në Top Channel. U fol shumë që ajo do rikthehej në formatin Big Brother që ka moderuar prej 7 viteve rradhazi, por me sa duket nuk do të jetë kështu. Vipa-t e rikthejn Arbanën në ekran me një format tepër interesant.
InfoMedia Albania zbuluoi dite parë ekskluzivisht se televizioni Top Channel kishte blerë patentën e formatit ndërkombëtar “I Can do That” dhe do të jetë pikërisht ky formati do të vij në moderimin e Arbana Osmanit dhe në produksionin e Rezart Agës.
I Can Do That! është një format origjinal i izraelianes Armoza Formats, në zhanrin reality-comedy ku përfshihen 8 personazhe të famshem të cilët sfidojnë njëri-tjetrin me një numër artistik që nuk i përket kompetencave të tyre por me bindjen se secili “mund ta bëj atë!” Konkurentët do të mund të zgjedhin numrin e tyre nëpërmjet garës së shpejtësisë në ngjitjen e shkallëve në studion televizive. Më pas, ata do të kenë një javë kohë për tu përgatitur deri në ditë e spektalit ku do të performojnë live numrin artistik që kanë zgjedhur. Publiku do të jetë ai që do të vendos fituesin nëpërmjet votimit.
Emrat që do të jenë pjesë e garës nuk janë bërë ende të ditur. Producenti i këtij formati Rezart Aga, ka deklaruar se në konkurrim nuk do të jenë vetëm emrat më në zë të ekranit dhe skenës, por ata do të zgjidhen në bazë të aftësive për të qënë të gatshëm në performanca të një niveli tepër të lartë, siç kërkon ky spektakël edhe në vende të tjera ku realizohet. Spektakli parashikohet të nis në Tetor në erkanin e Top Channel, për herë të parë në Shqipëri dhe gjithçka mbetet për tu parë me shumë kureshtje.