Publiku i ka dashuruar rolet e tij në emisionin e humorit në “Portokalli” dhe e ka kthyer Florjan Binajn në një prej personazheve më të dashur të ekranit.
Ndër të gjitha rolet e suksesshme, ai do të mbahet mend për rolin e polic Kolës, rol nga i cili duket se s’ka hequr dorë.
Në një intervistë për “Natën me Aulonën”, aktori ka treguar se do ta risjellë këtë rol, jo më në “Portokalli” por në filma apo teatër.
Gjatë rrëfimeve të tij, Binaj ceku edhe largimin e bujshëm nga spektakli “Portokalli” në “Top Channel”.
Ai tregoi se kur e kuptoi që nuk donin ta mbanin, i “parakaloi” duke u larguar ai i pari.
“Ka qenë një vendim që e kam menduar prej vitesh, por nuk gjeja momentin. Më eshtë dashur kohë e gjatë të merrja vendimin për t’u larguar. Nuk donin të më mbanin, pashë një mungesë vullneti nga institucioni për t’i zgjidhur gjërat në mënyrën e duhur dhe e vetmja mënyrë ishte te hapja krahun dhe të parakaloja, secili në rrugën e vet.”- ka treguar aktori.