Moderatorja Floriana Garo rrëfeu sot në “Kush vjen për drekë”, emocionet e para të shtatzënisë. Garo e përshkroi si emocion mjaft të bukur atë të pritjes së një fëmije, teksa tha se me ardhjen në jetë të vajzës do të llojë edhe të gatuajë dhe do jetë më e kujdesshme.
“Ishte emocion i bukur sigurisht. Lajmi për shtatzëninë ishte i pritshëm dhe i pranueshëm nga të dy ne. Me ardhjen e vajzës do të përpiqem të gatuaj dhe të kujdesem për shijet e saj dhe nuk mund të jem krejtësisht egoiste”, tha Garo.
Edhe pse ka nisur një jetë të re në një Zvicër, Garo tregoi se nuk qëndron gjithë kohën në shtëpi, por merret me menaxhimin e zyrës së avokatisë së bashkëshortit të saj. “Po përshtatem me lehtësi, edhe pse çdo ndryshim ka vështirësitë e veta. Unë ngrihem herët, studioj Frëngjisht dhe po merrem me menaxhimin e një qendre biznesi dhe zyrën e avokatisë së bashkëshortit”, tha Garo. /tvklan.al