Revista Who
Flor Binaj ka zbuluar sot se përveç aktrimit, ku të gjithë e dimë talentin e përkushtimin që ka patur prej vitesh, ka edhe një talent të dytë. Flori ka publikuar nëj video ku shfaqet duke luajtur në piano me të atin.
Aktori tregon se ata e kanë mësuar vetë pianon duke vërtetuar kështu se talenti është i lindur.
Flori shkruan se ka qenë krijimtaria muzikore e artistit të madh Kujtim Laro që i ka shtyrë të mësonin këtë instrument.
“Me babin duke luajtur në piano aq sa kemi mësuar në mënyrë autodidakte nga krijimtaria muzikore e Artistit të Madh, Kujtim Laro”, shkruan aktori.