Pas lajmit se Flor Binaj, polici i Portokallisë do të largohet për mosmarrëveshje, publiku i spektaklit më jetëgjatë të humorit, u trondit. Dhe me të drejtë. Ku shtyhet Portokallia pa policin, Ed Ramën dhe 1001 fytyrat e aktorit më simpatik të mbetur në Portokalli?
Këtë mesaduket e kuptuan ne kohë, drejtuesit e televizionit Tch dhe i kërkuan aktorit të kthehet.
Por kushtet e Binajt ishin të panegociueshme. Dritare.net mësoi se ai kërkon të drejtat e autorit për rolet e tij ne spektakël, aktor dhe autor i të cilave është vetë. Kjo do të thotë shumë klikime në “Youtube” dhe shume para për klikimet, që i merr Flori, jo me “TCH”.
Pas shumë debatesh, nuk dimë nëse Florit iu plotësua kjo kërkesë, por dritare.net mësoi se Portokalli do të nisë më 1 tetor dhe Flor Binaj, nuk do të mungoje.
Por pas kësaj, gjithkujt mund t’i lindë e drejta të kërkojë të drejtat e autorit dhe ka të drejtë. / dritare.net