Pas dy sezonesh në emisionin “Në shtëpinë tonë”, Florian Agalliu ka vendosur të largohet nga Top Channel. Lajmi se Flori e ka ndërprerë kontratën televizive dhe duke filluar që nga muaji Janar nuk do e shohim më në Top Channel, qarkulloi kudo në media.
Së fundmi është zbuluar arsyeja përse moderatori vendosi të shkëpusë marrëdhëniet mes tij dhe televizionit ku punonte prej disa vitesh. Floriani u shpreh për “Anabel” se arsyet që e çuan drejt këtij vendimi janë krejt personale
Ai konfirmoi se bashkë me të, do të largohet dhe bashkëshortja e tij, Renisa Shabani, autore e “Në shtëpinë tonë” që prej fillimit të programit.
“Po, është e vërtetë që do të largohem nga Top-i. Po largohem me dëshirën time. Këtij vendimi i është bashkuar edhe bashkëshortja”,-është shprehur moderatori.
Nga ana tjetër “Who” shkruan se shkak për këtë largim është bërë një konflikt i moderatorit me drejtorin e përgjithshëm të televizionit Ben Blushi.
“Duket se njeriu që merr vendimet prej më shumë se dy vitesh vitesh tashmë në një prej ekraneve më të ndjekura shqiptare, është bërë shkak që Agalliu dhe bashkëshortja e tij, në cilësinë e autores së programit – me të cilën ka pasur gjithashtu konflikte – të ndërpresin kontratën në mënyrë të papritur në mes te sezonit”, thuhet më tej.
Sezonin e kaluar, i ftuar në “Thumb”, Agalliu ishte shprehur se do të largohej nga progami që moderonte prej dy sezonesh dhe rikthimi i tij këtë shtator ishte surprizë. Por mesa duket gjërat paskan marrë një rrjedhë të re deri në shkëputje definitive të bashkëpunimit.