Dita e djeshme ishte një ditë e veçantë për Flori Mumajesin pasi motra e tij festoi ditëlindjen. Shumëkush nga ju do të habitej madje që Flori paska një motër, pasi kantautori tregohet mjaft i rezervuar kur është fjala për jetën e tij private dhe njerëzit e dashur.
E megjithatë me rastin e 21-vjetorit të Elonës ai nuk ka mundur të rezistojë pa një urim publik për ditëlindjen e saj.
“21 vite që nuk janë pak… ke qenë gjithmonë aty për mua si motër me vëmendjen dhe kujdesin tënd 🙏lutem të kemi njëri tjetrin për gjithë jetën sic kemi bërë keto 21 vite🙏. Gëzuar ditëlindjen”- shkruan këngëtari në postimin e tij në Instagram.