Kantautori Flori Mumajesi është njëri ndër krijuesit më të suksesshëm të muzikës moderne shqiptare, duke prodhuar shumë hite që nga fillimet e tij. Bashkëpunimet e tij janë të shumta, sidomos me reperë kosovarë, si dhe me disa nga emrat më të zëshëm femërorë të muzikës së lehtë shqiptare.
Nisur nga një thenie e këngëtares shqiptare nga Maqedonia, Big Mamma, e cila vitin e kaluar ishte pjesëmarrese në festivalin “Kënga Magjike-Edicioni i 16-të”, me këngën “Valentina” (krijim i dyshes Armend Regjepagiqi dhe Aida Baraku), e cila nuk arriti të futej në finale të festivalit, pasi nuk u votua mjaftueshëm nga kolegët e saj këngëtarë, por krijuesi i festivalit Ardit Gjebrea, theu rregullat e festivalit që e krijoi vet, duke e futur artisten në finale për show-n dhe batutat origjinale që ajo krijon. Ajo në natën finale e ironizoi festivalin duke thënë: “Herës tjetër do të vijë me 20 a 30 shokë të mi këngëtarë, në mënyrë që të votohem mjaftueshëm për të hyrë në finale”-Big Mamma.
Me sa duket kantautori i famshëm Flori Mumajesi e vuri vathë në vesh këtë thënie të Big-ut, pasi që këtë edicion të Këngës Magjike 2015, përveç tij që po merr pjesë personalisht në këtë festival me këngën “Me fjalë të vogla”, shumica e artistëve pjesmarrës këtë vit, marrin pjesë me krijime nga Flori dhe label-i i tij Threedots Production. Disa nga artistët e famshëm që po marrin pjesë këtë vit me krijime muzikore të Florit (Threedots Production) dhe që supozohet ta votojnë me pikë maksimale Florin janë: Stresi (Mos luaj me gocën), Erik Lloshi & Anxhela Peristeri (Të kam bërë të qash), Klajdi Haruni (O bo bo), Albërie Hadërgjonaj (Me dorën shtrirë), Mateus Frroku (Kujtime), Bruno(Dehur) etj.
Përndryshe tashmë hiti “Me fjalë të vogla“ me plot 1.7 milion klikime në Youtube, është një këngë e thjeshtë për nga ana muzikale, krahasuar me baladat e fuqishme të: Aurela Gace (Akoma jo, krijim i Adi Hilës), Juliana Pasha (Vullkan, krijim i Darko Dimitrov dhe Olti Curri), Albërie Hadërgjonaj (Me dorën shtrirë, krijim i Kledi Bahiti dhe Olti Curri), Mariza Ikonomi dhe Klea (Pikë loti) etj.
https://www.youtube.com/watch?v=aUCf0beBJxM
Festivali Kënga Magjike 2015 këtë vit shënon edicionin e tij të 17, dhe siç është parë tashmë nga vitet e kaluara finalistët e këtij festivali janë kryesisht emra të njohur të muzikës moderne shqiptare ose siç njihen emrat BIG, duke mos i përkrahur artistët e rinjë ( gjë për të cilën është kritikuar gjithmonë ky festival, sepse nuk e vlerëson këngën por më shumë emrin e njohur të artistit), e me sa duket edhe këtë vit nuk do të ketë shumë befasi, pasi disa nga pretendentët për të hyrë në finale janë: Aurela Gace, Stine, Alberie Hadergjonaj, Mariza Ikonomi, Juliana Pasha, Erik Lloshi & Anxhela Persiteri, Stresi, Endri Prifti, Xhesika Pollo, Ergi Dini etj., dhe gjithsesi “fituesi” i këtij edicioni, që pritet të jetë Flori Mumajesi.
Festivali këtë vit do të mbahet me datat 3, 4 dhe 5 dhjetor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, dhe do të prezantohet nga Ardit Gjebrea dhe Almeda Abazi, ish Miss Albania që po krijon karrierë si prezantuese dhe modele në Turqi. Një tjetër befasi është pjesëmarrja e artistit nga Lindja e Mesme, krijuesit të hitit “Life is beautiful” – OMAR dhe një tjetër emri të njohur të muzikës ndërkombëtare.
IMA / Ilami Hyseni