Chrissy Teigen dukej një mrekulli me flokë të errët, por gjejeni çfarë? Sezon i ri, flokë të rinj! Vera duket i thërret flokët bjond dhe ja! Chrissy është zyrtarisht bjonde!
Teigen e dokumentoi procesin e ndryshimit të flokëve përmes disa postimesh në Instastory dhe me flokët e rinj, është gati për diell dhe plazh! Modelja zgjodhi tone të ngrohta, fiks çfarë na duhet për pranverë!
Rezultatin final s’e ka publikuar ende, por kaq mjafton për të na frymëzuar për ndryshimin e radhës. Flokët bjondë apo fije më të hapura që i bëjnë flokët të duken si të përkëdhelura nga dielli, janë bërë për këtë sezon, prandaj nëse kishit ndonjë dyshim, e dimë që e hoqët tani.