Gjatë dy muajve të fundit në Shqipëri ka pasur shifra në rritje përsa i përket Covid 19, asnjë përmirësim. Ditën e djeshme kishte 786 raste të reja dhe ky numër sa vjen dhe bëhet më alarmant.
Raportohet se kopshtet do të mbyllen pas datës 30 nëntor. Ndërkohë që nuk dihet nëse do të merren të njëjtat masa edhe për shkollat, të cilat ndryshe nga universitetet vazhdojnë mësimin në klasa.
Deri tani ka patur shumë raste në shkolla të ndryshme të shqipërisë por ende nuk ka një lajmërim zyrtar nëse ato do të mbyllen ose nëse do të merren masa të reja.