Djali i rojes së shkollës në Babrru, që abuzoi seksualisht me nxënësen 15-vjeçare, ka folur për ngjarjen. Ai e ka dënuar veprimin e të atit, duke theksuar se ia ka kërkuar vetë drejtorit që babain ta largonin nga puna.
Djali ka thënë se është konfrontuar fizikisht me të atin lidhur me këtë çështje.
“E dënoj veprimin e babait. Na ka thënë se nuk ka kryer marrëdhënie me dhunë por gjithsesi ai është fajtor se ajo ishte e mitur. Unë e kam denoncuar dhe më herët tim atë për sjelljet e tij të pahijshme. Bashkë jemi konfrontuar edhe fizikisht për këtë cështje dhe unë kam kërkuar nga drejtori i shkollës që ta heqë nga puna para një viti. Kërkoj nga drejtësia që ta dënojë tim at”, deklaron djali.
Katër persona, si të dyshuar kryesorë janë shoqëruar në komisariat lidhur me ngjarjen e rëndë. Ndërsa, 15-vjeçarja mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike…