Eshte per tu çuditur se si ne listen e flamujve te ndaluar ne Eurovision Song Contest, aprovuar nga Grupi i References, eshte edhe flamuri i Kosoves. Aq me teper qe gjendet i renditur mes flamujve te shtetit islamik Isis apo te tjerave qe nuk njihen nderkombetarisht si te pavarura.
Drejtori i RTK-se Mentor Shala dhe zyrtare te RTSH-se te kontaktuar nga Eurovision Albania u shokuan nga ky dokument qe u publikua sonte nga EBU. Ata thane se do mundohen te hyjne ne bisedime me zyrtare te EBU-se, qe nga kjo liste te hiqet flamuri i Kosoves.
EBU/UER ka shpallur kështu turpin e rradhës. Jo vetëm që Kosova nuk është lejuar të marrë pjesë në Eurovizion, ndërsa Australia po, por tani edhe flamuri I Kosovës nuk do të lejohet që të jetë prezent në arenën Globen të Stokholmit. Shumica e shteteve pjesmarrëse në Eurovizion, e kanë njohur shtetin më të ri të Europës, ndërsa enti organizator gjen pretekste të kota për t’a mbajtur Kosovën jashtë Eurovizionit. Është gjithashtu e çuditshme kur ndërsa është po EBU që gjithmonë kërkon që politika të mbetet jashtë kësaj konkurrence, janë po ata që veprojnë politikisht, për të kënaqur anën serbe.
Problemi kryesor në një pjesmarrje të ardhshme të Kosovës ka qenë dhe mbetet pranimi i RTK-së në EBU/UER (Europian Broadcasting Union) si antare me të drejta të plota ose si antar partner.
Po cilat janë kriteret për aderimin e Kosovës në rrjetin EBU/UER si antare me të drejta të plota ose antar partner?
Për të qenë antare e plotë duhet që fillimisht Kosova të njihet nga OKB (Organizata e Kombeve të Bashkuara)
Por siç dihet, kjo gjë është penguar nga Rusia dhe Kina.
Për të arritur partneritet me EBU/UER Kosovës i duhej që të bëhej antare e ITU (Rrjetit ndërkombëtar të Telekomunikimit).
Kosova tashmë është antare e ITU-së që prej datës 1 Janar 2015, duke marrë edhe prefiksin telefonik +383 dhe duke qenë e tillë, mund të aplikojnë për antarësim si partner dhe në këtë mënyrë të marrin pjesë në Eurovizion. Shtete të aderuara në ITU, si për shembull Australia ose Gjeorgjia janë pjesmarrëse në Eurovizion sepse janë antarë partnerë të EBU/UER.