Luftimet janë ndalur pranë termocentralit bërthamor në Zaporizhzhia dhe nivelet e rrezatimit në sfond janë aktualisht normale pasi një zjarr vazhdonte në objekt, tha të premten një zëdhënës i centralit raporton CNN.
Zëdhënësi Andrii Tuz tha se termocentrali nuk ka pësuar ndonjë dëmtim kritik, megjithëse vetëm një njësi e prodhimit të energjisë nga gjashtë është funksionale.
Në një postim të mëparshëm në Facebook, Tuz tha se të paktën një njësi gjeneruese e energjisë në centralin bërthamor u godit në luftime. “Shumë pajisje teknike u goditën,” tha ai për CNN.
Zjarrfikësit u ndeshën me armë: Më herët të premten, zyrtarët ukrainas thanë se zjarrfikësit nuk ishin në gjendje të hynin në centralin bërthamor. Tuz tha se kur zjarrfikësit mbërritën fillimisht, ata u pritën me armë dhe u kthyen.
Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia është më i madhi në Evropë sipas faqes së internetit të centralit. Ai mbështet një të pestën e totalit të energjisë elektrike të prodhuar në Ukrainë.
Centrali bërthamor ka gjithsej ka gjashtë njësi, i pari u lidh me rrjetin elektrik në 1984 dhe i gjashti u lidh në 1995.
LAJME TË LIDHURA