Këngëtarja dhe vajza rock e skenës shqiptare Flaka Krelani, gjithmonë ka treguar se muzika që ajo bën përveçse stilit mbart edhe një mesazh, që e dallon nga masa. Unike dhe me një vokal që shumë artist botëror do e kishin zili, Flaka, pas suksesit të “Zjam”, sjell suksesin e saj të rradhës. “A ka kuptim …” është titulli i këngës më të re që mesa duket publiku e ka pritur shumë mirë. Kënga është kënduar në një mënyrë dhe stil të vecant i pa lëvruar shumë në muzikën shqiptare dhe me një mesazh tepër të fortë senzibilizues. Një videoklip i thjesht i cili përtej çdo gjëje flet shumë përmes muzikës që e shoqëron. Flaka Krelani ekskluzivisht për Info Media Albania ka rrëfyer më shumë për këngën e saj më të re ne këtë mini intervistë.
Flaka si lindi ideja e këngës?
Besoj që ide të tilla nuk duhet t’i mungojnë një artisti. Kemi menduar që ky tekst, kënga dhe mesazhi i saj të shkoj i qartë edhe tek personat e shurdhër, pa qënë nevoja që ata të kenë dikë afër që t’u tregojnë se për çfarë flet ajo, ata janë të barabartë me ne, ata duhet të jenë të trajtuar si gjithë të tjerët për të cilët artisti prodhon muzikë.
Pse vendosët të vinit me këtë këngë?
E pse të mos jenë edhe personat e shurdhër pjesë e çdo krijimi toni? Pse të mos ta gëzojnë një këngë të tillë në të cilën përfshihen shumë tematika të realitetit ku jetojnë, të marrin mesazhin dhe të ndihen të kompletuar kur e përcjellin këngën!
Projekti i ri vjen shumë pak kohë nga paraardhësi “Zjam”. Ku dallojnë nga njeri-tjetri?
Nuk dallojnë shumë njëra me tjetrën… Veçse të dy këngët janë të veçanta dhe të zhurmëshme, me mesazh përkatës! Preferoj të vij me nje zhanër tjetër pasi unë bëj atë çfarë më vjen në moment! Nuk kam kohë të pres sepse kam shumë këngë që nuk presin kohë.
Ka ndonjë lidhje të vecantë Flaka me këtë këngë?
Punoj bashkë me vëllain dhe vendosim tematikat se cilës këngë i përshtatet më së miri një tekst. Muzika duhet trajtuar ashtu siç duhet, është e hapur nuk ka kufi. Eshtë temë sociale që i përshtatet posaçërisht kohës që jemi tani.
Ekskluzive IMA / Intervistoi G. Qerimi