Moderatorja Fjoralba Ponari prezantoi së fundmi në Instagram programin më të ri të cilin do të drejtojë në Top Channel. Emisioni quhet “Më thuaj një dëshirë” dhe nisur nga videoja prezantuese, duket se në qendër do të ketë fëmijët, dëshirat dhe surprizat.
“Dëshirat e tyre do t’i realizojnë nga toka, qielli dhe deti,” thuhet në një moment të videos, ku ndërkohë nuk mungojnë as të rriturit dhe personazhet e njohur, të konsideruar si “fëmijët e rritur”.
Në Instagram Stories, Ponari u shpreh:
“’Më thuaj një dëshirë’ është emision më vete, me fokus dëshirat e fëmijëve shqiptarë, por me një kusht: Dëshirat nuk mund të jenë për ata vetë, por për dikë tjetër.”
“Më thuaj një dëshirë” nis transmetimin në janar.