Lidhja me Fjolla Morinën e bëri atë një personazh mjaft të komentuar në mediat rozë. U kuptua besoj se po flasim për Fisnik Sylën.
Ndarja e tyre ishte ajo që bëri akoma më shumë bujë, ndonëse asnjëri prej tyre nuk foli publikisht për arsyet që i çuan në këtë vendim.
Por, si pas çdo ngjarje të tillë, thumbat e herë pas hershëm nga secili nuk munguan në rrjetet sociale. Së fundmi, Fisniku ka postuar një video në TikTok ku duket në një klub nate, nën shoqërinë e disa vajzave. Interesant ishte përshkrimi që i kishte bërë videos në fjalë:
“E bukur është si ruse.”
https://www.tiktok.com/@fisnik_syla/video/7153271149739150598?is_from_webapp=1&sender_device=pc&web_id=7145033847490463238
Si një “zog i lirë”, sigurisht, që mendja të shkon tek ndonjë dedikim për një vajzë në veçanti. Dhe siç duket kështu është, Fisniku nuk është më single.
I kontaktuar nga “Indeksonline”, biznesmeni u shpreh se vajza me të cilën është në lidhje është e njohur për publikun.
“Është një vajzë e showbiz-it por që identiteti i saj preferoj të mbetet sekret edhe për pak kohë.”
Kjo deklaratë e tij vjen fill pas story-t që ndau Fjolla Morina , ku dukej në spital duke marrë serum.