Ditën e djeshme, Fjolla Morina u arrestua në kufi, pasi tentoi të kalonte e armatosur në Shqipëri. Në çantën e këngëtares u gjetën dy pistoleta, si dhe u konfiskuan 23 fishekë.
Fjolla i ka pranuar akuzat, duke justifikuar veprimin e saj. “Unë i ndërroj shpesh çantat dhe armën e kisha vënë disa kohë më parë, pikërisht në çantë. E kam haruar aty, dhe sot e mora çantën pa ditur që pistoleta ishte ende aty brenda dhe udhëtova drejt Shqipërisë”, ka dëshmuar Fjolla. Ndaj saj rëndon akuza e “Trafikim i armëve dhe municioneve”. Këngëtarja ishte e shoqëruar nga dy shtetas nga Kosova, të cilët gjithashtu kanë rënë nën pranga.
Policia ka nisur menjëherë hetimin e hollësishëm për të zbuluar gjendjen teknike të pistoletës. Hetimi pritet të tregojë nëse arma është përdorur ose jo nga ndonjëri prej djemve. Fillimi i javës së ardhshme do të sjellë zhvillimin e seancës së parë gjyqësore për marrjen e një vendimi lidhur me tre të ndaluarit.