E ftuar në “ABC e Pasdites” me Ermal Peçin, moderatorja Fjodora Fjora pohoi se nuk do të jetë më në “News 24” me programin e saj “Chic”.
“Nuk jemi më në News 24, jemi duke punuar për emisionin tim në një ekran të ri. Do të ketë një format pak më ndryshe. Megjithatë është akoma shpejt për të zbuluar detaje”, u shpreh Fjodora.
“Shpesh kolege gazetare thone se pagesat janë shpesh qesharake në ekranet tona ndaj zgjedhin të largohen. A është ky rasti?”, pyeti moderatori.
“Jo nuk kam pasur asnjëherë pagesa qesharake. Do të gënjeja nëse do të thosha jam paguar keq, në të gjitha televizionet që kam punuar në respektin më maksimal dhe ditën që jam larguar prej tyre kam pasur dhe mund të jem konsideruar në pagesat më të mira të tyre televizioneve. Në rastin tim gjithçka që përfundoi me News 24 perfundoi sepse erdhën kohë shum të çuditshme, pandemia, emisioni im u mbyll në Mars, nuk kishte institucione të artit dhe të kulturës”, u shpreh Fjodora. Tashmë mbetet të presim se ku do ta shohim në vazhdim dhe çfarë do te sjellë në ekran moderatorja e njohur.