Ka qenë gjithmonë selektive dhe kuruese e emisioneve që ka drejtuar deri më sot. Fjodora Fjora do të rikthehet në sezonin e ri televiziv me një program pasdite.
Fjodora Fjora, gjatë kohës që nuk ka qenë e angazhuar me një program të sajin eë televizionit, shfaqej herë pas here si e ftuar nëpër programe televizive. Së fundmi, ajo ka zbuluar përmes një postimi në Instagram, se do të drejtojë emisionin e pasdites në RTSH.
Ende nuke dimë nëse Fjori do të jetë pjesë e një prej ditëve të emisionit Pasditja Ime, por na ngelet vetëm ta zbulojmë në ditët në vazhdim.