Në spektaklin e mbrëmjes së kaluar të Big Brother Vip pati një debat shumë të fortë mes Antonelës dhe Big Mamës.
Antonela u shpreh se Big Mama e ka sharë dhe ofenduar në gjuhën serbe, gjë që ka revoltuar këngëtaren Big Mama.
Big Mama ka shpërthyer në të shara dhe ofendime ndaj Antonelës, dhe më pas ka lënë shtëpinë e Big Brother Vip.
Të shumta kanë qenë reagimet nga publiku pas fjalorit të përdorur nga Big Mama kundrejt Antonelës.
Një prej tyre që ka reaguar ka qenë edhe ish konkurrentja e Përputhen, Shqipe Hysenaj.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, ajo shkruan se Big Mama përdori një fjalor të gradës “zh” dhe se 20 vite karrierë i hodhi në tokë për tre sekonda.
Gjithashtu ajo thekson se këngëtarja duhej të tregohej më e matur pasi ka më shumë eksperiencë jete dhe televizive.
“20 vjet karrierë dhe e hodhi poshtë për tre sekonda Çfarëdo lloj fjale të të kishte thënë, je më e rritur dhe ke më eksperiencë si televizive dhe jetësore. Po kërkoje të drejtën tënde deri në fund, ama jo fjalor rruge i gradës zh. Kështu e tregon njeriu veten kur është i dehur dhe i nxehur. Ps. Nuk mbroj Antonelën, se dhe ajo gabim se vec pengohet”, ka shkruar Antonela.