Ajo është një nga modelet shqiptare të fitness-it që na ka nderuar në këtë disiplinë si nga të vetmet femra shqiptare që kanë guxuar të sfidojnë edhe meshkujt me format fizike perfekte në bodybuilding. Dorina Mema, fituesja në garë e Dancing with the Stars, do të prekë një tjetër pasarelë, atë të Beverly Hills në Hollywood ku do të përfaqësojë Shqiprinë në WBFF si një nga atletet më të mira të këtij sporti.
Dorina e ka lajmëruar pjesëmarrjen në këtë event në profilin e saj në Facebook:
Kam nje super lajm 😍🙈😍 A e dini se per here te pare nje atlete shqiptare eshte e ftuar ne paraden e yjeve te fitnessit boteror? Jam shume e lumtur qe ata me bene pjese te parades ne Beverly Hills Hollywood… Se shpejti do jem pjese dhe atlete e WBFF nga ku kane dale ata qe dikur un i enderroja… Dhe sot jam vet 🙈 🐣🌹🌸👑