Fituesit e Bailando con le Stelle, Giusy Versace dhe Raimondo Todaro te ftuar special ne naten finale te Dancing with the Stars.
Giusy Versace
Giusy Versace, lindur ne Reggio Calabria, ne 1977 transferohet ne Londer per gati nje vit dhe nga 1999 jeton e punon ne Milano. E bija e Alfredo Versace,i aferm me treshen e famshme Donatella Versace, Santo Versace dhe Gianni Versace, angazhohet ne boten e modes deri ne moshen 18-vjecare. Ne vitin 2005, pas nje aksidenti te rende rrugor ajo humbet te dyja kembet.
Ne 2007 i rikthehet karrieres se saj. Ne 2010 nis te vrapoje duke perdorur protezat e karbonit e duke u bere keshtu e para atlete femer italiane ne histori qe vrapon mbi proteza. Ne 2011 krijon fondacionin Disabili No Limits Onlus presidente e te cilit vazhdon te jete.
Ne Qershor te 2011-es ne Spanje, Valencia, Giusy Nel giugno 2011 in Spagna, a Valencia, Giusy arrin minimumin e kerkuar ne garen e 100m-ve per Paraolimpiaden e Londres 2012 dhe ne 12 Maj 2012 ne kampionatin Italian te Torinos vendos nje rekord te ri europian ne 100m me kohen 15”50.
Ne 2013-en shkruan autobiografine e pare me titull: “Me mendje e zemer shkohet kudo” botuar nga Mondadori.
Nderkohe Giusy fiton nje sere titujsh e rekordesh Italian: titulli dhe rekordin ne Kampionatin Italian me Salla te mbyllura ne Ancona (9″67) dhe titullin dhe rekordin per 100 e 200 metra ne Kampionatin Italian te Paraolimpikeve te Grosetos 2013: 14″93 e 30″41. Ne 6 Qershor 2013 ne Golden Gala Pietro Mennea te Romes ne 100 metra vrapon ne kohen 14″72 dhe ne 8 Qershor ne Hengelo (Hollande) ne 200 metra vendos kohen 29″74, duke thyer murin e 30 sekondave.
Ne boterorin e Lionit ne fund te Korrikut ndalet ne gjysmefinalet e 100 metrave. Nje dite me pas renditet e 7-ta me kohen 30”57 ne finalen e 200m-ve.
Ne 30 maj 2014, ne Kampionatin e Grossetos, Giusy Versace fiton titullin e tete dhe te nente Italian ne garen e 100 dhe 200 metrave,duke shenuar, ne garen e 100 metrave rekordin e ri Italian te kesaj kategorie: 14″44.
Nga shtatori 2014, merr pjese ne versionin Italian te Strictly Come Dancing, Ballando con le Stele, ku arrin te shpallet fituese, shoqeruar nga balerini profesionist Raimondo Todaro, me 56% te votave te publikut kundrejt 44 % qe morri rivalja e saj Sara Di Vaira dhe partneri i saj Andrew Howe.
Raimondo Todaro
I shtyre nga prinderit, nis te kerceje ne moshen 5-vjecare. Fiton kampionatin e tij te pare ne moshen 9-vjecare. Ne kategorine e te rinjve merr pjese ne 5 kampionate boterore, duke arritur ne 5 finale nje vend te dyte dhe nje vend te trete. Ka qene 18 here kampion i Italise ne kategori te ndryshme.
Nga 2003 jeton ne Misterbianco, ne province e Katanias, ku drejton shkollen e kercimit te hapur se bashku me te vellane.
Ne 2005 fiton edicionin e dyte te Ballando con le stele ne çift me Miss Italia 2004, Cristina Chiabotto. Hyn ne kasten e muzikalit “Ethet e se shtunes mbrema”, drejtuar nga Massimo Romeo Piparo, ku intepreton ne rolin e Gus. Ne 2006 fiton, se bashku me kampionen italiane te kercimit se larti Fiona May, fiton edicionin e trete te Ballando con le stelle. Ne te njejtin muaj klasifikohet i dyti ne Kampionatin Italian te Dancit Latino-Amerikan se bashku me partneren e tij Francesca Tocca.
Ne 2007 debuton si aktor i serialit televiziv Operazione pilota, me Massimo Ranieri, ne transmetim tek Rai Uno, ku interpreton rolin e nje karabinierie. Per te treten here rradhazi fiton Ballando con le stelle, kete here duke patur si partnere prezantuesen Licia Colò, qe e fton te marre pjese ne programin Ne kembet e Kilimanxharos, ne transmetim tek Rai 3.
Aktron ne serite televizive Provoje prape Profesor 3 (Provaci Ancora Prof 3), me regji te Rossella Izzo, transmetuar ne 2008 ne Rai Uno, dhe ne miniserite televizive Ishulli i Sekreteve – Kore (L’isola dei segreti – Korè),me regji te Ricky Tognazzi, ne transmetim ne 2009-en ne Canale 5. Po ne 2009-en merr pjese ne Edicionin e 5-te te Ballando con le stelle, ne çift me Carol Alt.
Ne 2011-en eshte serish pjese e kastes se Ballando con le stelle, duke fituar edicionin e gjashte ne çift me aktoren Veronica Olivier dhe serish me nje pjesemarrje ne edicionin e shtate se bashku me Alessia Filippi. Ne 2 Tetor interpreton rolin e Marcantonio II Colonna,admiralin fitues te betejes se Lepanto ne 1571.
Ne 2012-en merr pjese serish ne Ballando con le stele ne çift me modelen greke Ria Antoniou, duke u klasifikuar ne vendin e trete. Nga 24 Marsi e deri ne 7 Prill 2012 ne çift me Ester Condorelli fiton ne konkursin Ballando con te.
Ne 23 Tetor 2013, fiton serish Ballando con le stele ne çift me Elisa di Francisca. Ne 2014 merr pjese serish ne Ballando con le stelle ne çift me Giusy Versace, ne te cilen arrin te triumfoje serish.