Këngëtari britanik James Arthur, fituesi i X Factor UK 2012, do të këndojë në Tiranë për publikun shqiptar të shtunën e javës që vjen.
Club-i i njohur në kryeqytet Lollipop është organizatori i këtij eventi që ka bërë të mundur sjelljen e Arthur në Shqipëri për herë të parë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë këngëtari me anë të një video në Instagram-in e Lollipop drejtuar të gjithë fansave të tij në Shqipëri.
“Hey! Përshendetje, jam James Arthur dhe do të vij t’ju takoj në 11 Qershor në Tiranë në Lollipop”
James u bë i famshëm falë triumfit në X Factor UK në vitin 2012 me këngën “Impossible”, që u bë një nga hit ndërkombëtar gjatë asaj kohe, i ndjekur nga të tjera hite si “Recovery”, “Get Down” etj. Gjithashtu ai numëron dy albume në karrierën e tij “James Arthur (2013)” dhe “The James Arthur Collection (2014)”.