Pandemia Covid-19 ka vrarë deri më sot mbi 120 mijë njerëz në të gjithë botën. Kjo pandemi është shoqëruar me deklarata të shumta nga personazhë të njohur.
Këtë herë ka qenë profesori Luc Montagnier, fitues i Çmimit Nobel në Mjekësi, në vitin 2008, ai që ndan me publikun në Francë një tjetër teori rreth koronavirusit.
I njohur për zbulimin e HIV/AIDS, Motangnier shprehet se COVID-19 është një virus i manipuluar. “COVID-19 ka ikur nga laboratorët kinezë. Ai ka në përbërje një sekuencë të SIDA-s” – thotë fituesi i Nobelit të vitit 2008