O Yeong-Su, apo siç njihet ndryshe si “001” në serialin e mirënjohur “Squid Game” ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm dhe një famë të menjëherëshme pas mjeshtërisë në aktrimin e tij.
Ai bëri histori duke u shpallur i pari korean “Aktori më i Mirë në Rol Mbështetës” në “Golden Globes 2022”.
Me këto arritje, aktori ka nxitur kuriozitetin e fansave të tij të cilët duan të dinë më shumë rreth tij. Megjithatë, ai i ka refuzuar të gjitha intervistat për një arsye të thjeshtë.
Aktori u përgjigj për mediat: “Nuk mundem, sepse kam një shfaqje në teatër nesër”.
Shumë njerëz në internet po e duartrokasin përgjigjen e tij dhe përkushtimin ende tek puna e jo tek fama, në këtë moshë që është.
Ai është shprehur se nuk ka asnjë menaxher, dhe, edhe pse vazhdimisht i bëjnë kërkesa për reklamë, ai ka thënë se do t’i marrë gjërat shtruar.
“Më duket sikur po fluturoj. Më bën t’i them vetes “Më duhet të qetësohem, të organizoj mendimet e mia dhe të përmbahem tani”.
“Shumë njerëz më kanë kontaktuar dhe për shkak se nuk kam një menaxher që të më ndihmojë, është e vështirë për mua të përballoj volumin e telefonatave dhe mesazheve që kam marrë. Kështu që vajza ime më ka ndihmuar”.