Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skender Brataj ka mposhtur Covid-19 pas infektimit me virusin në 20 mars dhe izolimit në shtëpinë e tij prej gati 1 muaji.
Doktori është rikthyer të premten e 17 prillit në punë, në ambientet e Urgjencës dhe në ditën e tij të parë të punës pas betejës me koronavirus, është pritur me duartrokitje nga stafi i spitalit, që kanë nisur në oborrin e institucionit e që kanë vazhduar deri në ambientet e brendshme.