Pas infektimit të autores dhe prezantueses së emisionit “BOOM” Fiori Dardha, Covid-19 nuk i shpëtoi dhe bashkëprezantuesja Rozana Radi e cila është vetëkarantinuar në banesë.
Këtë të hënë, emisioni “BOOM” në Rtv Ora erdhi me një dyshe të re.
Përkrah Erion Korinit që zëvendësoi Dardhën u shfaq Rudina Dembacaj në vend të Radit.
Dembacaj sapo mbylli një projekt, spektaklin “Dy Botë”, të cilin e ndau me dy bashkëprezantuese, fillimisht me Xhesi Muçaj, për ta mbyllur me Xhensila Peren.