“Foto më e bukur e jetës sime!”- kështu ka shkruar moderatorja e njohur Fiori Dardha në një fotografi të postuar në llogaritë e saj sociale, ku shfaqet në momentin më të bukur të jetës së saj në momentin kur është bërë nenë për herë të parë duke mbajtur në krahë Abelin e saj të porsalindur, një foto tepër emocionuese!
Shpeshherë moderatorja e emisionit investigativ “Fiks Fare” ndan me ndjekësit e saj në rrjetet sociale foto nga momente të ndryshme me të birin Abel, i cili nga fotot duket po aq i këndshëm sa e ëma, ndërsa me bashkëshortin shfaqet më pak, i cili nuk preferon shumë të shfaqet në rrjetet sociale, gjë të cilën Fiori e thotë shpeshherë këtë gjë në sensin e shakasë në fotot e rralla që poston me të, ku për hir të së vërtetës duken një çift tepër simpatik, dhe së bashku me Abelin një familje e mrekullueshme!