Gent Pjetri dhe Fiori Dardha nuk do të jenë më pjesë e “Fiks Fare”. Lajmin e publikuar ditën e djeshme nga Olti Curri në faqen e tij në Facebook e ka konfirmuar vetë moderatorja për GSh.
Ka qenë Olti Curri, që në “Facebook” ka postuar lajmin rreth ndryshimeve në këtë kanal. “Largohen nga moderimi i ‘Fiks Fare’, çifti simpatik Fjori Dardha dhe Gent Pjetri (Doktori). Është lajm i minutave të fundit nga lëvizjet e reja në programacionin e ‘TCH’, ku mësohet se dyshja e konsoliduar e ‘Fiks Fare’, Fiori dhe ‘Doktori’ nuk do të jenë më në drejtimin e këtij emisioni.
“Konfirmoj largimin, por për detaje të tjera duhen pyetur drejtuesit e ‘TCH’”, është shprehur Fiori Dardha për “GSH”.
Ky është largimi i rradhës nga Top Channel, i cili me marrjen në dorë nga drejtuesit e rinj po pëson ndryshime të mëdha në programaciin dhe staf. Nryshime që kanë bërë që audienca dhe publiku besnik i kanalit më të rëndësishëm në vend të kritikohen dhe ulin ndjeshëm simpatinë e tyre. Dhe e vërteta është se rënia e nivelit dhe programacionit në Top Channel po vazhdon të ndihet duke u pasqyruar edhe në të dhënat e audiencës që nuk e rendit më në Top List.