E fyer, e mërzitur, pa dëshirë, me xhinse, atlete dhe bluzë sportive… Kjo ishte Fiori Dardha në skenën e DWM në kërcimin me partnerin e saj Iljardin. Megjithëse tha se më mirë ta linte në mes garën pas debatit me Bertin, gazetarja e njohur e pati të vështirë të largohej duke e lënë në mes një eksperiencë që ajo e ka me shumë qejf. Dhe për këtë, pati edhe një “marrëveshje” me bashkëshortin e saj, i cili, siç tha Alketa, ndikoi që bashkëshortja e tij të mos e linte në mes garën në DWM.
Dhe pikërisht kështu ndodhi. Edhe pse nuk pati kohë të vishte kostumin me të cilin kishte përgatitur kërcimin, Fiori nuk e pati aspak problem ta shoqëronte partnerin e saj edhe me veshjen sportive, madje edhe të kërcente po aq lehtësisht.
Pas kërcimit, i cili i pëlqeu edhe jurisë, Fiori nuk pati shumë fjalë për të thënë. Ndonëse qejfprishur, ajo ia arriti që me kërcimin e saj të bënte për vete edhe Bertin, i cili, si rastësisht, u emocionua nga muzika e Zucchero-s dhe menjëherë pati një gjendje krejt tjetër emocionale, shumë të mirë.
Ndërsa Valbona, për ta përmbyllur gjithcka ndodhi disa minuta më parë, tha se e vlerëson dhe e respekton shumë personalitetin e Fiorit, por profesionistët duhet të kuptojnë që debati sjell debatin, kështu që situatat nuk duhet t’i lënë asnjëherë t’u ikin nga duart.
Publiku gjithashtu e përshëndeti gjestin e Fiorit me duartrokitje. /class