Gazetarja Fiori Dardha ka vendosur që të qëndrojë larg djalit të saj për shkak të koronavirusit. Moderatorja e emisionit “Boom” thotë se djalin e ka lënë në kujdestarinë e gjyshërve të tij dhe ka shmangur çdo kontakt fizik me të.
Edhe sot, në ditën e saj të lindjes, Fiori thotë se urimet nga i biri i ka marrë nëpërmjet telefonit.
https://www.instagram.com/p/B9oUBiRHK8e/
Reagimi
40 vjetor në kohen e Koronavirusit! 🙈
Zgjodha te publikoj kete foto sot, ne diten e lindjes sime, sepse mezi pres ta takoj, ta puth dhe ta perqafoj fort djalin tim!
Prej 3 ditesh, bashke me gjysherit, Abeli ka hyre ne izolim dhe une (qe shkoj cdo dite ne pune dhe kontaktoj me dhjetra persona), kam vendosur te shmang cdo lloj kontakti fizik me ta!
Jam perpjekur ta qetesoje djalin, duke i shpjeguar me fjale te thjeshta qe keto masa merren per te siguruar shendetin e tij dhe te gjysherve qe ai i do aq fort!
Urimet i mora ne telefon dhe “Happy birthday” e kenduar prej Abelit ishte dhurata me e bukur ne kete ditelindje te pazakonte!
T’i urojme njeri – tjetrit SHENDET!
Ne kohe si keto duhet te ndergjegjesohemi dhe kuptojme se nuk ka asgje me te rendesishem se shendeti! 🙏
PARANDALO, MOS RREZIKO VETEN DHE TË AFËRMIT NGA KORONAVIRUSI