Muaji i fundit i këtij viti rikthen në ekran Fiori Dardhën, ish moderatoren e Fiks Fare pas largimit nga Top Channel këtë fillim sezoni me ndryshimet në prezantim.
Por pas këtij ndryshimi, i cili u diskutua bujshëm në median siciale, prezantuesja Fiori Dardha nuk humbi kohë për t’iu futur punës për projektin e saj më të ri. Jo larg tematikës së Fiks Fare, ajo është gati sëbashku me aktoren dhe këngëtaren Rozana Radi për të nisur emision e ri investigativ “Boom” në Ora News.
Emisioni i tyre do të nisë transmetimin këtë të hënë, datë 12 dhjetor, ora 19.00, në Ora News.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Fiori në profilin e saj në facebook.