Fiorentina dhe Kei nuk e kanë sqaruar plotësisht debatin e zhvilluar gjatë natës për punën e gjumit. Në krah të Fiorentinës u shfaq edhe Olsi në qortimet për Kein.
“Kam ngrit zërin dhe të kam thënë hajde ulu tani ta sqarojmë. Ti je duke më më hedhur hi syve mua. Je ti që fut spicat këtu dhe ne zihemi që të gjithë”, i thotë ajo.
Kei i thotë se nuk mund të sqarohej debati në 5 të mëngjesit, por Fiorentina ja kthen se tani e tutje do të shmangë.
“Ti ke një gjë të keqe, nuk kontrollon veten. Duhet të kontrollosh veten”, i thotë ajo.
Olsi mbështet Fiorentinën duke i thënë Keit se e kishte humbur fare mbrëmë, ndërsa Fiorentina shton se e humbi respektin e krijuar për atë.