Një ditë pas publikimit të listës së shteteve zyrtare që do të marrin pjesë, Finlanda ka publikuar emrin e përfaqësueses së vet në Eurovision Song Contest 2018.
Transmetuesi publik Yle, ka përcaktuar që këtë vit publiku të mos votojë duke mos e zgjedhur fituesin e UMK, i cili nuk do të ketë rol në Eurovision këtë vit.
Saara Aalto do të jetë bukuroshja e popit e cila do të jetë përfaqësi e Finlandës në Eurovision 2018. Aalto mori një famë mjaft të madhe pas rradhitjes në vend të dytë në The Voice of Finland në 2012. Ajo gjithashtu ka marrë pjesë edhe në konkurset e UMK duke u rradhitur e dyta për dy herë rradhazi. Vitin e kaluar ajo sfidoi veten duke u bërë pjesë e versionit britanik të X Factor./IMA/