Pas financimit fillestar me rreth 15 milionë dollarë për të ndimhuar në përballimin e krizës së COVID-19, Banka Botërore do të ndihmojë Shqipërinë edhe me 80 milionë dollarë të tjerë për të forcuar transparencën dhe qëndrueshmërinë e financave të veta. Projekti i miratuar së fundmi për Financimin e Politikave Zhvillimore (DPF) për Qëndrueshmëri Fiskale dhe Rritje Ekonomike synon mbështetjen e reformave ristrukturuese dhe rimëkëmbje të qëndrueshme të Shqipërisë.
“Konsolidimi i politikave dhe institucioneve për qëndrueshmëri fiskale dhe zhvillim ekonomik është element kyç për të siguruar rimëkëmbjen e fuqishme të ekonomisë dhe rindërtim më të mirë menjëherë pasi të hiqen gradualisht kufizimet në jetën ekonomike që kanë si qëllim ruajtjen e shëndetit publik”
Projekti i sapoaprovuar ka mbështetur miratimin e reformave kyçe në Shqipëri, që lidhen me administratën tatimore mbështesin mobilizimin efektiv të të ardhurave. Ky financim i shërben edhe procesit të përzgjedhjes dhe monitorimit të Partneriteteve Publike Private (PPP-ve) për të çuar në rritjen e përfitimeve nga këto projekte.
Projekti për Financimin e Politikave Zhvillimore për Qëndrueshmërinë Fiskale dhe Rritjen Ekonomike është një hua e Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, me një periudhë faljeje 3.5-vjet dhe afat shlyerjeje deri në 12 vjet.
Banka Botërore financon në Shqipëri më shumë se 11 projekte me vlerë rreth 640 milionë dollarë. Gjatë 15 muajve Banka do të lëvrojmë 160 miliardë USD për mbështetje financiare për të ndihmuar vendet që të mbrojnë të varfrit dhe të cenueshmit, për të mbështetur bizneset dhe gjallëruar rikuperimin ekonomik, duke përfshirë këtu 50 miliardë USD burime të reja të IDA-s në grante ose financime me kushte të lehta.