Ashtu siç pritej, 5G-ja do të mbulojë një spektër të gjerë frekuencash nga banda 600 dhe 700 Mhz deri në 50Ghz.
Në zhvillim prej kohësh, standardi i parë 5G është finalizuar zyrtarisht nga 3GPP, organizata e cila menaxhon standardet celulare.
Arritja e një marrëveshjeje për mënyrën sesi rrjetet 5G do të funksionojnë, është një hap i madh përpara drejt komercializimit të shërbimit si dhe një shans për kompanitë të cilat kanë pritur një standard mbi të cilin mund të ndërtonin produktet e tyre.
Ashtu siç pritej, 5G-ja do të mbulojë një spektër të gjerë frekuencash nga banda 600 dhe 700 Mhz deri në 50Ghz.
Më shumë rreth gjeneratës së pestë të rrjeteve celulare do të mësojmë javën e ardhshme kur të publikohen zyrtarisht detajet e 5G-së.
Tashmë që standardi është finalizuar, çdo gjë ngelet në duar të operatorëve dhe kompanive të harduerit nëse duan ta bëjnë një realitet.
Për 4G-në, ITU-ja dhe 3GPP premtonin 100 Mbps shpejtësi shkarkimi në lëvizje dhe 1Gbps i ndaluar, diçka që rrjetet tona LTE sot nuk e ofrojnë dot.
Rrjetet e para 5G pritet të debutojnë nga fundi i 2018-ës dhe fillimi i 2019-ës. /PCWorld Albanian