Një film bardhë e zi do të “pushtojë” mbrëmjen sot në qendrën “TEN”, aty ku KinoKlub Tirana prej disa javësh po zhvillon shfaqjen e filmave të sezonit të dytë.
Zakonisht ne shqiptarët, jemi mësuar që filmat bardhë e zi ti kemi prodhime të Kinostudios së vjetër, por kësaj rradhe filmi do të vij nga Hollywood dhe të gjithë e kanë përkufizuar si “filmi më romantik i të gjitha kohërave”, “Casablanca”.
Rick Blaine (Humphrey Bogart), i cili zotëron një klub nate në Casablanca, zbulon dashurinë e tij të vjetër Ilsa (Ingrid Bergman) e cila është në qytet me bashkëshortin e saj Victor Laszlo (Paul Henreid). Laszlo është një rebel i famshëm qe ushtria gjermane i është vënë pas, Ilsa e di që vetëm Rick mund ti ndihmojë të largohen nga qyteti.
KinoKlub Tirana ju lë takim sërish sonte në orën 19.00 në qendrën TEN në një prej aktivitetve risi të vitit në kryeqytet!