Për të gjithë fansat e ‘Marvel Cinematic Universe’, më në fund, është bërë publike se cili film do të vijë në sagën e katërt. Këtë herë do të kemi mundësinë të shohim Avenger, Scarlet Johansson në debutimin e saj solo. Regjisori i filmit ka dhënë disa detaje pse pikërisht ky film do të jetë diçka unike për adhuruesit e Marvel.
Black Widow e Scarlett Johansson bëri debutimin e saj në MCU në fimin ‘Iron Man 2’ të vitit 2010 dhe ka bërë tetë paraqitje të mëdha deri më tani. Në filmin e ri, Black Widow, aktorja do të jetë protagoniste dhe do të shpalosë të kaluarën e saj misterioze. Pa dyshim që do të ketë shumë sekuenca emocionuese, aftësitë dhe dobësitë e Natasha-s dhe mënyrën si ndikojnë këto në luftimet e saj.
“Natasha është personazhi i vetëm që nuk ka superfuqi. Gjithmonë e kemi vënë përballë situatave të vështira dhe ajo gjithsesi ia del t’i kapërcejë ato. Mendova për gratë që sulmohen kur ecin nëpër stacionet e trenit, Natasha është njësoj si ato, e pambrojtur, dridhet kur mban armë në dorë e megjithatë nuk lejon që frika ta kontrollojë. Pikërisht këtë vetëbesim doja të përcillja me këtë personazh. Do ta shihni Natashën në prova të vështira e ajo do t’ia dalë të shpëtojë. Ju do ta shihni këtë personazh në aksion bashkë me sensualitetin dhe vendosmërinë e saj”, -shprehet regjisori.
Fansat kanë vite që kërkojnë një debutim solo të ‘Black Widow’ veçanërisht pas vdekjes së personazhit të saj në ‘Avengers: Endgame’. Natasha sakrifikoi veten në mënyrë që Avengers të mund të siguronin Gurin e Shpirtit gjatë Time Heist. Adhuruesit e saj kanë shpresë se filmi i ri do të provojë se ajo është ende gjallë.
Edhe pse parashikohet që meqënëse Black Widow nuk pati një funeral buzë liqenit si Tony Stark, filmi i ardhshëm do të jetë lamtumira e Scarlett Johansson.
Black Widow pritet të dalë në kinema më datë 6 nëntor të këtij viti.