omisioni përzgjedhës në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë përbëhej nga Eduart Makri, Esat Musliu, Bujar Alimani, Ndriçim Xhepa, Agron Domi dhe Genc Përmeti.
Sipas njoftimit të QKK, komisioni votoi online për të përzgjedhur kandidaturën shqiptare në konkurrim. Filmat artistikë që konkurruan ishin “Derë e hapur” me regji nga Florenc Papas, “Vera pa kthim” regjia Besnik Bisha dhe “Takim në ajër” regjia Ardit Sadiku.
“Open door” (Derë e hapur), është filmi me regji të Florenc Papas, skenar nga Florenc Papas dhe Ajola Daja, ku interpretojnë aktorët Luli Bitri, Jonida Vokshi, Sotiraq Bratko, etj,
Filmi më herët ka qenë pjesë në kompeticionin zyrtar të “Sarajevo Film Festival” ku ka pasur edhe premierën botërore të tij. Gjithashtu filmi ka marrë pjesë edhe në shumë festivale të tjera të rëndësishme ku është vlerësuar shumë për regjinë dhe për lojën aktoriale te Luli Bitrit dhe Jonida Vokshit.
Për herë të parë publiku shqiptar me këtë film është njohur në Tirana International Film Festival ku edhe këtu pati shumë vlerësime pozitive.