Filmi turk që përloti shumë qytetarë gjatë periudhës së karantinës, “Mrekullia në Qelinë e 7-të”, është nominuar për Oscar në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar.
Lajmin e kanë bërë me dije mediet turke, teksa njoftojnë se filmi i famshëm i “Netflix”, po garon në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”. Në mesin e 23 filmave nga Turqia që garuan në këtë kategori, komiteti përzgjedhës vendosi që “Miracle in Cell No.7”, të përfaqësojë Turqinë në këtë kategori.
Aktorët e filmit të famshëm janë Aras Bulut ynemli, Nisa Sofiya Aksongur, Celile Toyon, lker Aksum, Mesut Akusta, Deniz Baysal, Yurdaer Okur si dhe shumë të tjerë.