Filmi “Mulan” prodhuar nga Disney nuk do të shfaqet në kinema sipas njoftimit zyrtar të dhënë këtë të martë nga studio e prodhimit.
Filmi do të mund të shihet online në Disney+ duke filluar nga 4 shtatori kundrejt një pagese extra prej $29.99 raporton Variety.
“Mulan” ishte parashikuar të shfaqej premierë në 27 Mars por data u zhvendos disa herë për shkak të pandemisë COVID-19.
Filmi Mulan ka kushtuar $200 milion dhe tarifa extra që është përcaktuar nga Disney prej $29.99 është një çmim i arsyeshëm me të cilin produksioni parashikon të mbulojë kostot e prodhimit./IMAlbania.com